
Partizani do të luajë të mërkurën me skuadrën e Ferencvaroshit në kuadër të raundit të dytë eliminator të Champions League. Kjo sfidë është shumë e vështirë për skuadrën e kuqe, duke qenë se në organikën e skuadrës hungareze bëjnë pjesë lojtarë shumë cilësorë. Tifozët e Partizanit nëpërmjet një postimi në facebook, lajmërojnë të gjithë ata që do të jenë në “Elbasan Arena” në mbështetje të “demave” që ditën e sotme në orën 19:00 të bashkohen te një vend i caktuar i tyre, për të bashkëpunuar për takimin e së mërkurës.
“Njoftojmë të gjithë tifozët që sot ora 19:00 tek Baza 46 organizohet mbledhje organizative në lidhje me ndeshjen e ardhshme ndaj Ferencvarosh, tema kryesore do te jetë mobilizimi për masivizim. Ju ftojmë të gjithve pa përjashtim”, shkruanin në facebook “Ultras-Guerrils”.
[gallery columns="1" size="full" ids="15437"]