
Pauza e Kombëtareve shpeshherë rezulton në një makth për klubet të cilët janë në ankth për ndonjë dëmtim të mundshëm të futbollistëve të tyre. Për Barcelonën, këto makthe janë bërë realitet teksa klubi mëson se katër lojtarët e ekipit Araujo, Kounde, Depay dhe De Jong janë dëmtuar.
Hollandezët presin përgjigjen e raportit ndërsa dëmtimi është më serioz me dy të parët të cilët lanë fushën e lojës përgjysëm dhe pas ekzaminimeve mjeksore do të jenë jashtë fushave të lojës për rreth 3-4 javë. Në këtë mënyrë, dy mbrojtësit do të humbasin ndeshjen decisive ndaj Inter në Champions League dhe rrezikojnë shumë El Clasicon ndaj Real Madrid.
Poll