
Sot, mediet gjermane kanë bërë me dije, se për Michael Schumacherin mund të vinë ditë të këqija, pasi mund t'i ndërpritet kurimi që ka marrë deri tani.
Familja e tij deri më sot ka paguar çdo muaj 500 mijë euro për shërimin e tij, por kjo gjë pritet të mos ndodhë më, për faktin se kompanitë e mëdha që ishin sponsorët e kampionit nuk do të vazhdojnë më, pasi kanë menduar të mbyllin kontratën pas 7-të vitesh.
E para kompani që do të ndërpresë kontratën është kompania e njohur zvicerane e orëve, që ka njoftuar menaxherin e Michael Schumacherit, se do të ndërpresë sponsorizimin për të shtatën here.
Të njëjtin lajm të keq ka dhënë dhe kompani gjermane, e cila ka qenë sponsor e gjermanit në 10 vitet e fundit.