Barcelona do të presë Real Madrid ditën e nesërme për të zhvilluar mes tyre “El Clasicon” e parë të këtij sezoni. 1 ditë përpara këtij dueli ka një lajm të mirë për Xavi Hernandez.
Me skuadrën janë stërvitur normalisht 4 lojtarët që kanë pasur probleme dëmtimesh. Fjalë është për Robert Lewandowskin, Frenkie de Jong, Pedrin dhe Jules Kounde, të cilët tashmë kanë shanse reale për të luajtur ndaj madrilenëve.
Gjithsesi gjendja e të 4-të lojtarëve do të shikohet me imtësi në orët në vazhdim dhe te Barça “kryqëzojnë” gishtat që të jenë të gatshëm për të zbritur në fushë ndaj “Los Blancos”.
Poll