
Juventus do sfidojë Atalantën në fundjavë, për javën e 14-të të Serie A. Bardhezinjtë kanë vijuar përgatitjet për këtë sfidë, teksa spikat rikthimi i 2 lojtarëve. Federico Bernardeschi dhe Chiellini i janë kthyer stërvitjes, duke lënë kështu pas dëmtimet respektive. Të dy futbollistët pritet të jenë në listën e të grumbulluarve ndaj zikaltërve të vegjël.
Torinezët renditen në vendin e tetë me 21 pikë. Ekipi i Allegrit synon që fillimisht të ngjitet në tabelë e më pas të shikojë nga fitimi i titullit kampion. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të shihet.
Poll