
Lajm i keq për Milanin. Olivier Giroud nuk është rikuperuar në kohë dhe kështu do të humbasë ndeshjen ndaj Venezias. Kështu, Pioli nuk do llogarisë në shërbimet e tij, në një takim kaq të rëndësishëm. Numri një i pankinës duhet të mendojë për zëvëndësuesin, me alternativat që janë të shumta.
Kuqezinjtë deri më tani kanë grumbulluar 10 pikë dhe janë në vendin e 3-të. Skuadra e Piolit vjen pas një barazimi 1-1 që mori në fundjavë ndaj Juventusit.
Poll