
Zlatan Ibrahimoviç u dëmtua ndaj Juventusit në kampionat, duke humbur kështu Europianin. Sipas Gazzetta Dello Sport, rikuperimi i suedezit nuk po shkon siç duhet. Nëse nuk ka përmirësime, lojtari i Milanit do të operohet.
Te klubi nga Milano po monitorojnë me kujdes situatën, për të kuptuar kështu më mirë gjendjen. Mjekët kanë këshilluar që nëse vijohet e njëjta gjëndje, mund të vazhdohet terapia konservatore për dy javë. Ibrahimoviç ka zhvilluar një sezon pozitiv te kuqezinjtë, duke ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave sezonal.
Poll