Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

La Liga/ Myrto Uzuni humbet “derbin” e shqiptarëve, Sevilla surprizohet në transfertë

Shkruar nga NEWSPORT
La Liga/ Myrto Uzuni humbet “derbin” e shqiptarëve, Sevilla

Myrto Uzuni dhe Granada e tij janë mposhtur përsëri, por kësaj here në shtëpi. Rayo Vallecano ekip ku aktivizohet lojtari tjetër i Kombëtares, Ivan Balliu fitoi pastër 0-2.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Rezultatin u vendos në 15 minutat e fundit të kohës së rregullt. Ishte Garcia në minutën e 75’ që shënoi golin për 0-1. Teksa për të vulosur rezultatin mendoi Ciss në minutën e 79’, vetëm tre minuta pasi u aktivizua.

Vallecano dhe Balliu marrin kështu një 3 pikësh të rëndësishëm, teksa Granada e Uzunit hedh një tjetër hap fals.

Në krahun tjetër Sevilla është mposhtur në mënyrë të papritur 3-4 në transfertë nga Alaves. Një humbje surprizë pas finales së Superkupës që Sevilla luajti kundër Cityt.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga