Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kush është përgjegjësi kryesor për dështimin e PARTIZANIT? Tifozët mbështesin presidentin Demi dhe skuadrën, "kryqëzojnë" drejtorin Olsi RAMA

Shkruar nga NEWSPORT

Ndërsa të gjithë presin që ky sezon të përfundojë sa më parë, Partizani është një nga klubet që duhet ta harrojë sa më shpejt këtë edicion futbollistik. Kampionë në fuqi që tanimë "përpëliten" në vendin e tetë duke rrezikuar seriozisht të shkojnë në "Play Out". Tetë javë nga fundi i Superiores, skuadra e kuqe e drejtuar nga trajneri Adolfo Sormani duket se ka humbur identitetin. Tifozët janë kundër politikave të klubit.

Ata kërkojnë rikthimin e kampionit Skënder Gega, trajneri që arriti të krijonte një ekip jo të bukur, por të fortë. E gjithë ajo që u ndëtua u shkatërrua me fillimin e sezonit futbollistik. Për këtë, në rrjetet sociale është bërë një sondazh se cili është përgjegjësi për gjendjen e këtij Partizani.

Pjesa më e madhe kanë zgjedhur drejtorin e përgjithshëm Olsi Rama, ndërsa si alternativë qëndronin skuadra dhe presidenti Gaz Demi. 288 persona ka votuar kundër Ramës, 88 kanë fajësuar lojtarët, ndërsa 33 të tjerë ia "faturojnë" sezonin e dëshuar presidentit Demi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga