
Ernest Gjoka është bërë nostalgjik për periudhën kur drejtonte skuadrën e Flamurtarit. Trajneri i njohur ka bërë një postim në rrjetet sociale duke treguar një kolazh me foto teksa shfaqet me ish-presidentin Shpëtim Gjika.
Tekniku kryeqytetas vlerëson dhe nuk harron momentet e kaluara me kuqezinjtë e Vlorës, veçanërisht marrëdhënien që kishte me ish-kreun e klubit vlonjat.
Për këtë ai ka zgjedhur një diçiturë teksa shkruan: "Kujtime të bukura nga njerëz që më kanë vlerësuar në karrierën time sportive. Mirënjohje për të gjithë dhe sigurisht këto me vlerësime më japin më shumë dëshirë e kurajo për të vazhduar punën me të njëjtën dëshirë si ditën e parë", përfundon ai.
Kujtojmë që trajneri Ernest Gjoka ishte trajner i Flamurtarit nga dhjetori i vitit 2012 deri në tetor të 2014-tës, skuadër me të cilën arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë.
[gallery size="full" columns="1" ids="312867"]