Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Kuqezinjtë në formë fantastike pas ndeshjeve të Kombëtares, shënojnë gola që vlejnë pikë

Shkruar nga NEWSPORT
Kuqezinjtë në formë fantastike pas ndeshjeve të

Pas kualifikimit të Kombëtares shqiptare në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, futbollistët kuqezi janë rikthyer mjaft të karikuar në klubet respektive, me 4 prej tyre që gjetën edhe rrugën e rrjetës. Myrto Uzuni u rikthye te goli me Granadën mbrëmjen e së premtes. Djaloshi shqiptar shndërroi në gol një 11-metërsh në minutën e 86-të të takimit. Ky është goli i pestë i 28-vjeçarit shqiptar në radhët e klubit spanjoll. Rrugën e rrjetës e gjetën edhe Sokol Cikalleshi, Taulant Seferi e Ernest Muçi. Bomberi kuqezi i Konyaspor u aktivizua vetëm në minutën e 64-t dhe në të 68-tën gjeti golin e avantazhit për skuadrën turke, ndërsa në të 77-tën dha edhe asistin e golit të dytë.

Sakaq, Taulant Seferi realizoi golin e vetëm për Baniyas në transfertën e Hattas, në minutën e 94-t të takimit. Ky gol i dha fitoren ekipit të Baniyas dhe tre pikë skuadrës së sulmuesit shqiptar. Edhe Ernest Muçi po ashtu shënoi një gol me shumë vlerë për Legian. Ishte pikërisht goli i tij që i dha 1 pikë në shtëpi ekipit polak kundër Warta Poznan.

Veç sulmuesve të ekipit kombëtar A, mjaft mirë ka bërë edhe këtë javë një prej binjakëve ‘Shpendi’, Kristian, i cili luan me Cesenën në Serie C. Djaloshi shqiptar i ekipit Shpresa realizoi golin e vetëm për Cesenën në sfidën ndaj Pescara-s, duke i dhënë tre pikët skuadrës së tij.

Ndërkaq, të tjerë futbollistë shqiptarë kanë pasur minutat e tyre nën këmbë gjatë kësaj fundjave. Në derbin e shqiptarëve ‘Berisha – Ismajli’ (Empoli) – Bajrami (Sassuolo), fituese doli skuadra e këtij të fundit. Sakaq, Ivan Balliu u aktivizua si titullar në sfidën ndaj Barcelonës, ashtu sikurse edhe Berat Gjimshiti me Atalantën, Mario Mitaj me Lokomotivën e Moskës, Elhan Kastrati me Cittadella-n e Arbnor Muja me Royal Antwerp. Këtë javë u aktivizuan edhe Elseid Hysaj, Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Armando Broja, Keidi Bare dhe Klaus Gjasula.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga