Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Kuqezinjtë e Shkëndijës gati, kapiteni Hasani: Jemi përgatitur për të kaluar edhe këtë vështirësi

Shkruar nga NEWSPORT
Kuqezinjtë e Shkëndijës gati, kapiteni Hasani: Jemi

Ferhan Hasani ka folur para ndeshjes me Sileksin. Kapiteni i Shkëndisë së Tetovës është shprehur optimist për këtë sfidë, megjithatë thekson vështirësinë e këtij takimi teksa deklaroi:

“Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje të parë. Do të jetë vështirë pasi është përballja e parë,  por ne kemi zhvilluar disa ndeshje kontrolluese së bashku dhe e njohim njëri-tjetrin mjaft mirë, jemi adoptuar, kemi bërë përgatitjet shumë të mira dhe me padurim e presim ndeshjen e parë gjatë ditës së diel.

Fillimi është i rëndë deri sa të adoptohet, mirëpo futbollistët që kanë ardhur janë adoptuar shumë shpejtë. Disa kanë ardhur më herët, ndërsa Besarti është bashkangjitur kohëve të fundit, mirëpo me Besartin njihemi edhe më parë, kështu që nuk do të jetë problem.

Synimet tona janë në dy fronte, Kampionati i Maqedonisë dhe Kupa. Do të japim maksimumin që të arrijmë objektivat tona”, përfundoi Hasani për mediat.

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga