Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Kupa e Botës ishte e korruptuar në favor të Leo Messit”, Van Dijk del kundër trajnerit të tij

Shkruar nga NEWSPORT
“Kupa e Botës ishte e korruptuar në favor të Leo

Virgil van Dijk ka hedhur poshtë pretendimin e ish-trajnerit të Holandës Louis van Gaal se Kupa e Botës ishte e korruptuar. Louis van Gaal tha për ‘NOS’ se Argjentina ishte favorizuar në mënyrë të padrejtë në kompeticionin kryesor dhe se Kupa e Botës ishte manipuluar në favor të skuadrës së Lionel Messit.

Por kapiteni i Holandës, Virgil van Dijk, ka hedhur poshtë komentet e ish-trajnerit të tij dhe thotë se nuk pajtohet me pretendimin e bërë.

"E kam dëgjuar këtë mëngjes, me të vërtetë. Është sigurisht mendimi i tij. Gjithkush lejohet të ketë një mendim. Unë nuk ndaj të njëjtin mendim."

Pas një disfate shokuese nga Arabia Saudite në hapjen e turneut, Argjentina vazhdoi të fitonte deri në ngritjen e Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1986. Rrugës për në finale, La Albiceleste u takua edhe me Holandën në një çerek dramatike. Holandezët u rikthyen nga disavnatazhi me dy gola për të barazuar në momentet e fundit të ndeshjes, por humbën më pas tek penalltitë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga