
Orlando City ka paralajmëruar Lionel Messin dhe Inter Miami se “do të jenë gati” për derbin mes tyre në Florida në League Cup.
7 herë fituesi i Topit të Artë ka patur një ndikim të menjëhershëm në SHBA duke ka shënuar 3 gola në 2 paraqitje, duke ndihmuar skuadrën e Inter Miamit të rikthehej te fitorja e të kapte raundin e 1/32-ave. Orlando City është e rradhës, por ata nuk janë tëfrikësuar nga Leo Messi me shokë duke u dërguar një mesazh të qartë para sfidës.
Trajneri i Orlandos, Oscar Pareja foli me gazetarët pas dy ndeshjeve ndaj Houston Dynamo dhe Santos Laguna. I pyetur për mesazhin që do të dëshironte t'i dërgonte Messit dhe Inter Miamit, Pareja tha:
“Do të jemi gati. Ishte në mendjen tone, në përgatitjen tone. Asnjë fjalë tjetër në javën e fundit përveç Santos. Ne e dimë se nëse merremi me fjalë mund të neglizhohen gjërat dhe më pas të filloni të mendoni përpara, po sikur?
Por kjo nuk ishte në ekuacionin tonë, asgjë tjetër veçse thjesht të të mundim Santos. Por sigurisht pas fitores ne duhet të përballemi me një ekip që ka luajtur mirë dhe padyshim kanë brenda një si Messi. Do të ketë shumë vëmendje dhe ne jemi shumë krenarë. Por ne e dimë se kush jemi dhe ne do të shkojmë të marrim fitoren sepse zemra jonë është e përgatitur për ta bërë atë", tha trajneri.