Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë për zhvillimin normal të ndeshjes së ndërmjet ekipeve Kukësi – Rudar Plejevlja, për Europa League, e cila do të zhvillohet më datë 30.06.2016, në orën 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.Nesër nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit deri në përfundim të ndeshjes. Nga “Kryqëzimi i rrugës së tapetave” deri tek “Ish Konservimi” nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve.
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 110 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan. Të gjitha lokalet që ndodhen përreth stadiumit nga ora 18:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes të marrin masa të jenë të mbyllura. Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 30 Qershor lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.