
Partizano do luajë sot në transfertë ndaj Kukësit në "Zeqir Ymeri", takim i vlefshëm për javën e 29-të të kampionatit në Superligë. Ndërkohë që kampionët i presin në shtëpi për të luajtur takimin në orën 16:00, te Partizani kanë "shpërthyer" në festë.
Arsyeja? Mesfushori i kuq, Alban Sulejmani feston sot 20-vjetorin dhe në kampin e kuq s'kishte si të mungonte urimi special për lojtarin në fjalë.
Urimi i klubit të Partizanit për Alban Sulejmanin:
"- URIM -
Alban Sujemani feston sot 20 vjetorin e tij të lindjes. Klubi, i uron mesfushorit të 15-të herë kampionëve të vendit edhe 100 vite të lumtura dhe suksese të mëtejshme me fanelën e kuqe.
#Edhe100VjeçAlban"
[gallery columns="1" size="full" ids="226086"]