
Sot, Kukësi arriti të marrë tre pikë të rëndësishme ndaj Laçit në takimin e luajtur në kuadër të javës së dymbëdhjetë të Superligës.
Autori i golit të vetëm të takimit ka qenë mbrojtësi i verilindorëve, Ylli Shameti. Pak minuta më parë, Shameti ka bërë një postim në llogarinë e tij në Instagram, ku shkruan: "Minuta e katërt, numri katër, gol. Zoti është i madh, besim te ai i patundur. Tre pikësh me vlera, forca çuna mund të bëjmë më shumë", ka shkruar Ylli Shameti si diçiturë në postimin e bërë në Instagram.
[gallery columns="1" size="full" ids="173865"]
Poll