
Në vazhdën e urimeve për fitimin e titullit kampion nga Kukësi, i radhës ka qenë nga presidenti i FIFA-s Xhani Infantino. Kreu i FIFA-s i ka dërguar një letër urimi presidentit të FSHF-së, Armando Duka ku i ka përcjellë urime për titullin kampion të ekipit verilindor.
“I dashur president,
Kam kënaqësinë t’i dërgoj urimet e mia më të mira FK Kukësit për titullin e parë kampion në historinë e vet.
Ky titull vjen si rezultat i punës së kryer nga të gjithë dhe urimet e mia shkojnë për futbollistët, trajnerin, administratën, stafin teknik dhe mjekësor, si dhe tifozët e kësaj skuadre.
Në emër të gjithë komunitet të futbollit, do të doja të falënderoja Kukësin dhe federatën shqiptare në ndihmën e dhënë për përhapjen e mesazhit pozitiv të futbollit”, shkruhej në urimin e ardhur për skuadrën verilindore.