
Kukësi ka zgjedhur Slloveninë për të vijuar përgatitjet në prag të sezonit të ri.
Ekipi verilindor pritet të mbërrijë në tokën sllovene javën e dytë të gushtit, aty ku pritet të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.
Skuadra e trajnerit, Diego Longo po zhvillon aktualisht përgatitjet në Tiranë, me futbollistët që po ambientohen me shokët e rinj të ekipit.
Tekniku italian e ka pasur grupin e plotë në urdhërat e tij, çka pritet ta favorizojë për të krijuar një skuadër kompetitive në edicionin futbollistik 2021-2022.
Poll