Seria A e futbollit italian do të mbyllë aktivitetin të diel, me kryendeshjen mes Lazios dhe Interit që do të zhvillohet në "Olimpico" duke nisur nga ora 20:45. Federata italiane ka bërë publik emrat e arbitrave që do vendosin drejtësi në fushë, me kryesorin Rocchi që do ketë një përgjegjësi të madhe pas polemikave në mesjavë për duelet e Kupës.
Lazio ndodhet e treta në klasifikim, me vetëm një pikë më pak se kryesuesit e Inter dhe Juventus. Një fitore e mundshme kundër zikaltërve dhe ndalesa e bardhezinjve, do i shihte lacialët në krye të klasifikimit. Djemtë e Inzaghit janë të motivuar në maksimum për këtë duel, duke treguar edhe njëherë se nuk janë rastësisht me 53 pikë.

Poll