Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

KROOS "var këpucët në gozhdë"? Të fundit që vijnë nga Spanja

Shkruar nga NEWSPORT
KROOS "var këpucët në gozhdë"? Të fundit

Toni Kroos mund të largohet nga futbolli i luajtur pas këtij sezoni. Mesfushori i Real Madrid po mendon seriozisht të "varë këpucët në gozhdë". Lajmi bëhet i ditur nga "AS" që raporton se 32-vjeçari nuk dëshiron të nisë bisedimet për rinovimin e kontratës.

Siç shkruan prestigjiozja spanjolle, mesfushori do të largohet për t'i lënë hapësirë të rinjve të talentuar. Të gjendur në këto kushte, drejtuesit e Real Madrid kanë nisur nga puna për zëvendësuesin e tij. Emri i parë që ka dalë në skenë është braziliani 21-vjeçar, Gomez da Silva. Pritet të shihet se çdo të ndodhë, ndërsa duhet thënë se Kroos po kalon një formë të mirë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga