Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Kreu i Urgjencës me Coronavirus, ish-presidenti i FLAMURTARIT: Doja t’ju takoja për t’u falenderuar... por për fat të keq jeni plagosur në betejë

Shkruar nga NEWSPORT
Kreu i Urgjencës me Coronavirus, ish-presidenti i FLAMURTARIT: Doja

Ish-kryebashkiaku i PS dhe ish-presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika ka reaguar pasi u bë me dije se kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Gjika shkruan se mezi ka pritur rastin që ta takojë për ta falendeuar për gjithçka ka bërë në këtë situatë të vështirë për të gjithë ne por fatkeqësisht sot u njoh me lajmin e trishtë.

“Për fat të keq, u njoha me lajmin që sot, duke qenë në ballë, Ju Doktor, jeni plagosur në betejën ndaj covid-19. Me mirënjohje dhe respekt të thellë, ju jam shpirtërisht pranë i dashur bashkëpatrioti im vlonjat”, shkruan Gjika.

Postimi i Gjikës:

I dashur dr.Skënder Brataj!
Mezi ç’prisja rastin, që, edhe pse nuk njihemi nga afër, të mundja t’Ju takoja për t’Ju falenderuar dhe shprehur gjithë mirënjohjen time, për gjithçka Ju keni bërë në këtë situatë të vështirë për të gjithë ne!

Për fat të keq, u njoha me lajmin që sot, duke qenë në ballë, Ju Doktor, jeni plagosur në betejën ndaj covid-19!

Ju uroj me shpirt ta kaloni sa më lehtë dhe shërim sa më të shpejtë për të mirën Tuaj dhe familjes Tuaj, por pse jo, me bindje të plotë, edhe për të mirën e të gjithëve.

Me mirënjohje dhe respekt të thellë, ju jam shpirtërisht pranë i dashur bashkëpatrioti im vlonjat, Doktor Skënder Brataj!

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga