Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Sezoni në Gjermani dhe kombëtarja, Abrashi tregon ''çelsin'' e suksesit: Duhet të jemi bashkë, nuk bëj krahasime mes trajnerëve

Shkruar nga NEWSPORT
Sezoni në Gjermani dhe kombëtarja, Abrashi tregon

Amri Abrashi është një nga lojtarët kryesor të kombëtares. Mesfushori pësoi një dëmtim të rëndë që e la jashtë fushave për shumë muaj. Abrashi është kthyer në formën e tij më të mirë dhe tashmë është gati për të dhënë më të mië për Shqipërinë ashtu siç ka bërë në çdo ndeshje. Në konferencën për shtyp, Abrashi ka folur për sezonin e tij te Freiburgu si dhe për krahasimin mes trajnërev.

"Kam luajtur me Frejburgun dhe kam bërë ndeshje të mira. Kam qenë pak i lodhur në fund të sezonit, por tani jam më i freskët fizikisht, pasi kemi pasur kohë edhe për tu çlodhur.

Kemi bërë ndeshje të mira, por ka munguar rezultati. Kemi pasur dhe lojtarë të dëmtuar. Tani jemi me trajnerin Reja dhe do të kërkojmë të marrim rezultat pozitiv ndaj Islandës.

Nuk kam dëshirë të krahasoj trajnerët, rezultatet do ta tregojnë diçka të tillë.

E rëndësishmë është që ekipi të jetë bashkë dhe lojtarët të jenë sa më të bashkuar. Nuk duhet të bëhemi nervozë dhe duhet të japim 100%. Duhet të jemi me zemër bashkë dhe të vrapojmë sa më shumë.

Jam gati, nëse nuk do të isha gati nuk do të vija këtu. Jam plotësisht gati për trajnerin Reja dhe jap maksimumin. Gjithçka që kam unë e jap për ekipin."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga