
Drita dhe Zekerija Ramadani do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre edhe për disa sezone. Klubi nga Gjilani ka bërë të ditur ditën e sotme se palët kanë rinovuar kontratën mes tyre, duke zgjatur marrëvshjen.
Tashmë Ramadani do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Dritës edhe për 2 sezone të tjera. Paraqitjet pozitive të skuadrës kanë bërë që ish-timonieri i Superioes të fitojë besimin e drejtuesve.
“Puna e mirë duhet të vazhdojë! Në ambientet e klubit në prani të drejtorit gjeneral z. Feti Murseli është zyrtarizuar vazhdimi i bashëpunimit me trenerin Zeko Ramadani edhe për dy vite të tjera.
Besimi i klubit ndaj trajnerit Ramadani vazhdon të mbetet i palëkundur në atë që klubi ka projektuar që nga dita e parë kur Zeka iu bashkua ekipit tonë. Së bashku për misione të reja!”, shkruhet në postimin e klubit.
Kujtojmë se aktualisht Drita udhëheq në Superligën e Kosovës me 60 pikë, 13 më shumë se Ballkani i vendit të 2-të. Skuadra nga Gjilani kështu është pretendentja kryesorë për të fituar titullin në këtë sezon, teksa kanë mbetur deri në fund edhe 9 ndeshje.