
Bledar Devolli nuk do të jetë më trajner i FC Liria. Timoniei gjirokastrit dhe klubi nga Kosova kanë ndarë rrugët mes tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Lirias nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Drejtuesit shkruajnë se klubi është mbi të gjitha dhe i ruojnë suksese Devollit në vazhdim.
“NJOFTIM ZYRTAR
Mbi të gjitha është Fc Liria!
Klubi FC Liria njofton se trajneri Bledar Devolli është liruar nga detyra.
Si një qytet me traditë dhe kulturë, Liria duhet të respektohet si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Synimet e klubit janë të qarta dhe do të vazhdojmë së bashku drejt suksesit!
Falënderojmë trajnerin Devolli për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e klubit dhe i urojmë suksese në të ardhmen. FC Liria vazhdon përpara me të njëjtin përkushtim dhe ambicie për të arritur objektivat tona”, shkruhet në postimin e klubit.