
Përfaqësuesja e Kosovës do të rikthehet në fushën e lojës më datë 10 tetor ndaj Sllovenisë, ndërsa me 13 tetor ndaj Suedisë. “Dardanët” kanë nisur përgatitjet për këto dy sfida.
Kosova zhvilloi ditën e sotme seancën e parë stërvitore në prag të këtyre dy sfidave. Edon Zhegrova sërish është bërë një temë e rëndësishme pasi nuk shihet duke kryer stërvitje me shokët e tij të ekipit.
Nuk dihet ende arsyeja sepse sulmuesi i bardhezinjve nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore, edhe pse Zhegrova është i grumbulluar me ekipin. Por kjo i ka ndaluar tifozët që të shigjetojnë Federatën pikërisht për futbollistin 26-vjeçar.
Ata janë shqetësuar për mungesën e Zhegrovës në stërvitje, por ende nuk dihet pse ai nuk ka marrë pjesë me grupin. Kujtojmë se ai është bashkuar sot me Kosovën, teksa më herët është para në ambientet e hotelit ku po qëndron përfaqësuesja dardane.
View this post on Instagram