Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Vlen 350 mijë euro, ish-mbrojtësi i Vllaznisë fut në “sherr” rivalët e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Vlen 350 mijë euro, ish-mbrojtësi i Vllaznisë fut në
Ballkani

Merkatoja e janarit padyshim është një ndër periudhat e shumëpritura, kjo pasi të gjitha skuadrat kanë mundësinë e lëvizjes së futbollistëve duke iu dhënë mundësi si vetes por dhe lojtarëve që të "shkëlqejnë".

Nën zërat e lëvizjeve të shumta është edhe emri i mbrojtësit Geralb Smajli, i cili aktualisht luan për Ballkanin, ku u bë pjesë e tyre që në 2 korrik të vitit 2024. Sipas gazetës “Shkodra Sport” emri i tij jo pak herë është lakuar nga ekipe si Hungaria dhe Çekia. Këta të fundit e kishin si synim që në verë por u penguan për shkak të kërkesave ekonomike të klubit nga Suhareka.  

Ndërsa edhe më afër se këto dy të fundit edhe Superiorja e ka si epiqendër futbollistin shkodran, kjo pasi ka kërkesa dhe nga klube si Elbasani dhe Teuta. Gjithashtu edhe Tirana ka kërkuar informacione për ish-futbollistin e Vllaznisë, megjithëse interesi i "bardhebluve" nuk duket edhe aq i fortë sa i dy klubeve të tjera.

Një interes i cili e ka dhe një arsye, Smajli ka bërë mjaft mirë ku në 15 ndeshjet e luajtura për Ballkanin, ai ka dhënë një asist por dhe  ka treguar një formë të mirë në fushë .

Poll

Lexo gjithashtu