
Një muaj plot tensione në futbollin e Kosovës teksa trazirat në këtë fund-sezoni po shtohen gjithnjë e më shumë. Kësaj rradhe është Fushë Kosova që akuzon presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashin, se ai së bashku me disa anëtar të kryesisë kanë sulmuar lojtarët e Fushë Kosovës dhe trajnerin Burim Shala.
“Skandal në Suharekë. Presidenti si dhe disa anëtar te kryesisë se FC Ballkanit sulmojnë lojtarët si dhe trenerin tone”, shkruan klubi në faqen zyrtare.
Ndeshja mes tyre përfundoi me fitoren e kampionëve në fuqi, me rezultatin e pastër 3-0 duke bërë që të jenë një hap larg titullit të tretë rradhazi. Ngjarja është ende e pazbardhur, ndërsa pritet reagim nga klubi suharekas si dhe një hetim nga Federata e Futbollit të Kosovës.