Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

VIDEO/ Kosova ngjitet në Ligën B të Kombeve, Vedat Muriqi “fundos” Islandën me tripletë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kosova ngjitet në Ligën B të Kombeve, Vedat Muriqi
Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës është ngjitur në Ligën B të Kombeve duke mposhtur mbrëmjen e sotme Islandën në transfertë me rezultatin 3-1. Përballja e parë e luajtur në “Fadil Vokrri” u mbyll me shifrat 2-1 në favor të dardavëne.

Të parët në avantazh në sfidën e sotme kaluan vendasit me Oskarsson, por Vedat Muriqi protagonist me dy gola në pjesën e parë përmbysi gjithçka. Ndërsa pranë minutës së 80-të, ishte sërish “pirati” që shënoi për Kosovën të tretin dhe personalin në këtë takim.   

Turqia arriti të triumfojë në transfertë ndaj Hungarisë me shifrat 3-0 dhe është promocionuar në Ligën A të Kombeve.

Greqia ka arritur të fitojë sot me rezultatin 3-0 në transfertë ndaj Skocisë dhe ka arritur të ngjitet në Ligën A të Kombeve. Gjithashtu dhe Serbia arriti të fitojë ndaj Austrisë me shifrat 2-0 dhe qëndorn në Ligën A.

Goli i tretë i Muriqit

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga