Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Titullar dhe "shtyllë" e mbrojtjes, ish-i i Ballkanit humbet derbin e Bullgarisë

Shkruar nga NEWSPORT
Titullar dhe "shtyllë" e mbrojtjes, ish-i i Ballkanit humbet
Lumbardh Dellova

Është luajtur ditën e sotme sfida e javës së 20-të në Bullgari. Klubi i shqiptarit fatkeqësisht ka humbur derbin e kryeqytetit.

Ekipi i Dellovës është mposhtur në derbin e Sofias, një prej ndeshjeve më të bukura dhe të ndjekura në ligën bullgare. CSKA e Sofies që është një klub historik dhe me shumë trofe në kampionatin e vendit ballkanik, nuk ia ka dalë të marrë qoftë një pikë në transfertën në lagjen tjetër të qytetit.

Ish-i i Ballkanit ka qenë titullar në takimin që nisi prej orës 16:30. Lojtari dardan me numrin 5 mbi fanellë nuk u ndërrua për asnjë moment, por në fund mbrojtësi nuk mori dot pikë ndaj Slavias.

Lumbardh Dellova që aktivizohet dhe me përfaqësuesen e Kosovës është një prej "shtyllave" të të kuqve, siç shihet dhe në postimin e skuadrës në Parva Liga.

CSKA synon të hyjë në zonën që të dërgon në Europë edhe pse pas humbjes 1-0 gjërat vështirësohen për mbrojtësin dardan dhe klubin bullgar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga