Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Suhareka e Shpëtim Duros merr fitoren e parë, Ismet Munishi dhe Dukagjini “fiken” në transfertë

Shkruar nga NEWSPORT
Suhareka e Shpëtim Duros merr fitoren e parë, Ismet Munishi dhe
Suhareka - Dukagjini

Suhareka e drejtuar nga Shpëtim Duro ka luajtur ditën e sotme përballë Dukagjinit. Sfida e vlefshme për javën e dytë të Superligës së Kosovës, përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të Suharekës.

Pjesa e parë përfundoi 0-0, teksa golat u shënuan të gjithë në fraksionin e dytë. Suhareka gjeti golin me Zekën në minutën e 50-të, ndërsa vetëm 8 minuta më vonë, Dukagjini i Ismet Munishit barazoi me Hekuran Berishën.

Vendasit nuk u dorëzuan, teksa rikthyen avantazhin në minutën e 69-të. Ishte Jakup Berisha që rikaloi në avantazh Suharekën, duke dërguar shifrat në 2-1. Për golin e 3-të që vulosi sfidën, mendoi përsëri Mevlan Zeka që nuk gaboi nga 11-metërshi.

Suhareka shkon kështu në vendin e parë me 4 pikë, pasi ekipi i Shpëtim Duros barazoi në javën startuese të kampionatit. Në krahun tjetër, Ismet Munishi dhe ekipi i tij “fiken” përsëri pas humbjes që morën ndaj Ballkanit.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga