Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Po kalon një super sezon në ligën ku u shqua Uzuni, sulmuesi shqiptar i jep fitoren klubit spanjoll

Shkruar nga NEWSPORT
Po kalon një super sezon në ligën ku u shqua Uzuni, sulmuesi
Elbasan Rashani

Është luajtur ditën e djeshme miqësorja mes Elche dhe Copenhagen. Sfida e zhvilluar në Spanjë ka parë si protagonsit sulmuesin shqiptar Rashani.

Lojtari nga Kosova i ka dhënë fitoren jeshilëve me golin e vetëm të ndeshjes. Elbasan Rashani shënoi në minutën e 30 golit e vëtëm të klubit spanjoll për të fituar ndaj nordikëve, në takimin e zhvilluar ditën e diel në orën 12:30.

Sulmuesi dardan me numrin 11 në shpinë luajti në majën e sulmit si gjithmonë, pozicion që i përshtatet më së miri. Madje, golashënuesi u zëvendësua në minutën e 75-të duke mos mbushur minutat e plota ndaj danezëve, duke parë që ishte thjesht një test.

31 vjeçari vazhdon super formën në ligën e dytë spanjolle. Futbollisti i Franco Fodas po shkëlqen në LaLiga2, nga ku u largua Myrto Uzuni.

Rashani shënoi në minutat shtesë ndaj klubit të Kejdi Bares, Real Zaragoza për t’i dhënë emocione dhe pikë tifozëve spanjoll para disa ditësh. Ndërsa tani ruan ecurinë, edhe pse ishte vetëm një ndeshje kontrolli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga