Pas humbjes turpëruese 0-3 përballë Rumanisë në “Fadil Vokrri”, Kosova është kthyer te fitorja. Dardanët triumfuan 4-0 në transfertë përballë Qipros. Pas kësaj sfide të Nations League, ka folur trajneri i Kosovës, Franco Foda, i cili shprehet i kënaqur me performancën e ekipit.
“Ishte një fitore shumë e rëndësishme. Jo vetëm për ekipin, por edhe për presidentin, stafin e trajnerëve. Është një rezultat shumë i mirë, pas humbjes me Rumaninë pak ditë më parë.
Kemi luajtur mirë në thellësi, me kurajë përpara, jemi mbrojtur shumë mirë. Kemi shfrytëzuar rastet tona. Në përgjithësi është një rezultat dhe një ndeshje shumë e mirë”, ishin fjalët e Franco Fodas.
Poll