
Drita - Prishtina e Re
Klubi Prishtina e Re në Kosovë ka marrë vendimin drastik për trajnerin Elon Berisha, shkarkimin pas vetëm 5 javësh kampionat. Në këtë segment ndeshje, Prishtina e Re grumbullon 3 humbje dhe 2 fitore me një golavarazh pozitiv 6:4.
Disfata me Dritën, duket se ka rezultuar fatale për 31-vjeçarin. Por duket qartë se pretendimet e klubit kryeqytetas janë në “pidestalë’, të paktën në “letër”.
Ata këtë vit janë ngjitur në elitën e futbollit kosovar dhe kërkojnë të lënë “gjurmë” menjëherë. Në ditët pasues do të ketë njoftim nga klubi se kush do e zëvendësojë Berishën në pankinë.
Poll