Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ditë zie për vrasjen e grave në Kosovë, anulohen ndeshjet e Kupës

Shkruar nga NEWSPORT
Ditë zie për vrasjen e grave në Kosovë, anulohen ndeshjet e
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Kosovë ku një burrë vrau bashkëshorten e tij. Ngjarje e cila solli një reagim të fortë nga shoqëria, mediet dhe instancat ligjore në Kosovë.

Presidentja Viosa Osmani e shpalli ditën e nesërme, Ditë Zie shtetërore në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara si rezultat i dhunës në baza gjinore.

Si rrjedhojë, anullohen edhe aktivitetet sportive në këtë ditë dhe Ballkani – Suhareka ishte një prej tyre. Është klubi kampion që jep njoftimin se derbi në Kupë shtyhet për nja datë tjetër. 

Gjithashtu anullohet edhe ndeshja tjeter Drita - Prishtina.

-NJOFTIMI I KLUBIT-

Të nderuar tifozë, Gjysëmfinalja e dytë e Kupës së Kosovës është shtyer për javën tjetër. Kjo për shkak se presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, datën 17 Prill e ka shpallur Ditë Zie shtetërore, në kujtim të grave dhe vajzave të vrara në Kosovë, si rezultat i dhunës në baza gjinore.

Ne si klub urojmë dhe lutemi që në shtetin tonë të mbretëroj gjithmonë paqja dhe dashuria ndërnjerëzore! Ndeshjen e radhës e zhvillojmë në vikend, në kuadër të Superligës, ku në Suharekë e presim Dritën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga