
Sot është mbajtur mbledhja e organit të Federatës së Kosovës kushtuar garave të organizuara nga kjo Federatë futbolli. Komisioni i garave ka shqyrtuar çështjet sa i përket kompeticioneve si Superliga, Kategoria e Parë ose thënë ndryshe Liga e Parë dhe Superliga U-21 e Kosovës. Këtë javë janë luajtur javët e 9-ta të çdo kompeticoni dhe janë marrë vendimet përkatëse sipas rregullores së statusit ligjor të FFK.
Deklarata e plotë e KOMISIONI I GARAVE FFK:
Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 22.10.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të zhvilluara të xhiros së nëntë të Albi Mall Superligës dhe xhiros së nëntë të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2024/2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve Komisioni mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e zhvilluara të xhiros së nëntë të Albi Mall Superligës dhe xhiros së nëntë të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2024/2025 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicime disiplinore:
Ndaj: “KF Vëllaznimi“. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes, në min 30 tifozët vendas hudhin fishekzjarre në fushë për këtë arsye gjyqtari kryesor i ndeshjes ndërpreu ndeshjen për 2 minuta. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Vëllaznimi – Trepça ‘89.
Ndaj: Lojtarit të SC “Gjilani“, Besir Ramadani nr fanelle 6 dhe nr ID 028926M00. Motivi: Në ndeshjen Gjilani-Ferizaj në min 93-të, është ndëshkuar me karton të kuq direkt, për shkak të ndërhyrjës së palejuar si lojtar i fundit. (Pas rishikimit të VAR-it). Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani – Ferizaj.
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin e paraparë në Kodin e Disiplinës dhe Etikës nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 22.10.2024, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.