Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

'Tërmet' në futbollin e Kosovës, trajneri pjesë e Vetëvendosjes shkarkohet nga klubi

Shkruar nga NEWSPORT
'Tërmet' në futbollin e Kosovës, trajneri pjesë e
Trajneri Bylbyl Sokoli

Trajneri Bylbyl Sokoli nuk është më trajneri i Drenicës. Vetë klubi ka shkarkuar njeriun e trajnimit, pasi ky i fundit u bë pjesë e Vetëvendosjes si kandidat për deputet.

Njoftimin se Sokoli nuk është më pjesë e ekipit nga Kosova e ka dhënë vetë skuadra në rrjetet sociale.

Drenica i shpreh falenderimet e saj Sokolit dhe shpegojn arsyet e shkarkimit. Sipas drejtuesve ata dëshirojnë të punojnë me njerëz të paangazhuar në politikë brenda skuadrës për të ruajtur asnjanjësinë.

NJOFTIMI I DRENICËS:

“Lirimi nga Detyra i Trajnerit të Klubit Futbollistik Drenica
Të nderuar qytetarë dhe tifozë të Klubit Futbollistik Drenica,
Me anë të këtij njoftimi, dëshirojmë t’ju informojmë se, më datë 11.12.2024, trajneri i Klubit Futbollistik Drenica, z. Bylbyl Sokoli, është liruar nga detyra. Ky vendim është marrë pas njoftimit të z. Sokoli, i cili ka vendosur të angazhohet në garën politike.
Vendimi është rezultat i angazhimit të klubit për të ruajtur paanësinë dhe për të shmangur çdo ndikim të mundshëm politik në aktivitetet tona sportive. Klubi Futbollistik Drenica mbetet i vendosur që sporti të qëndrojë i ndarë nga politika ditore, dhe ky hap vjen në përputhje me parimet tona.
Ne duam të falënderojmë z. Sokoli për përkushtimin e tij dhe për sukseset që ka arritur gjatë periudhës së bashkëpunimit.
Në ditët dhe javët në vijim, Klubi Futbollistik Drenica do të njoftojë për emrin e trajnerit të ri, i cili do të vazhdojë udhëheqjen e ekipit në rrugëtimin drejt titullit të kampionit të Ligës së Parë.
Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj të vazhdueshëm!
Klubi Futbollistik Drenica

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga