
Nikola Maksimovic është në fund të kontratës me Napolin dhe do të largohet pas këtij sezoni. Mbrojtësi serb ka vendosur të nisë një aventurë të re e për këtë arsye nuk ka pranuar që të rinovojë kontratën me Napoli.
Maksimovic prej kohësh ka qenë në radarët e Interit, madje ka pasur edhe kontakte, por ditët e fundit Igli Tare me Lazion është futur fuqishëm në merkato.
Negociatat kanë nisur dhe drejtori shqiptar për të bindur Maksimovic I ka ofruar një kontratë për 4 sezone dhe një rol si titullar në formacionin e Inzaghit. Duke parë që te Interi mund të mos gjejë hapësira, 29-vjeccari duket se do të pranojë ofertën e Tares që i "rrëmben" Napolit një nga mbrojtësit e qendrës.
Poll