
Christian Eriksen mund të konsiderohet lojtari më i ri i Manchester United. Mesfushori danez ka arritur marrëveshjen me “Djajtë e Kuq” për t’u bërë pjesë e tyre në sezonin e ri futbollistik. Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano raporton se palët janë dakordësuar për të nënshkruar një kontratë 3-vjeçare.
Sipas tij po përpilohet kontrata si dhe janë rezervuar analizat mjekësore në mënyrë që të firmoset deri në fund të javës. Trajneri Erik ten Hag ishte njeriu që e bindi danezin të transferohej në “Old Trafford” duke i treguar projektin. Romano zbulon se mëngjesin e sotëm, Eriksen u ka kominuar vendimin drejtuesve të United, por edhe atyre të Brentford.
Poll