
Makthet te Juventusi duket se nuk do të marrin fund. Pasi i janë hequr 15 pikë nga renditja në Serie A, për shkak të falsifikimeve finançiare të bëra nga “Zonja e Vjetër”, tashmë ata rrezikojnë shumë edhe garat europiane.
Sipas mediave italiane, të renditur në vendin e 10-të tashmë bardhezinjtë do të luftojnë fort për të kapur një vend që të dërgon në europë, por edhe kjo mund të mos mjaftojë për pjesmarrjen e tyre në këto kompeticione.
UEFA është shumë e ashpër kur bëhet fjalë për “Fair-Play” financiar. Në 1 dhjetorin e vitit të shkuar, UEFA ka hapur një hetim për Juven, për shkelje të mundshme të rregullave të Fair Play Financiar.
Në rast se hetimet nxjerr në pah shkelje nga klubi i Juves atëherë bardhezinjtë mund të përballen me pasoja edhe më të rënda, që mund të shkojnë deri në përjashtimin e tyre nga kompeticionet evropiane për një periudhë të gjatë. Nëse ky skenar bëhet realitet, e ardhmja e Juve parashikohet të jetë shumë e vështirë, ndërsa makthet tashmë sa vijnë dhe shtohen.