
Futbollisti i Atalantës, Matteo Pessina ka rezultuar me Covid-19. Ka qenë klubi bergamask që ka konfirmuar lajmin, ndërsa të prekurit që ishin në grumbullim me Kombëtaren e Italisë vijojnë të rriten.
Pas katër anëtarëve të stafit dhe futbollistëve: Bonucci, Bernardeschi, Florenzi, Veratti, Grifo, Cragno dhe Sirigu (që nuk konfirmohet nga Torino), ka qenë radha e lojtarit të Atalantës që të qëndrojë në izolim.
Duket se përfaqësuesja e Kaltër ka infektuar lojtarët në masë, me numrin që vijon të rritet. Kujtojmë se javën që shkoi, Italia luajti ndeshjet e saj për kualifikueset e Botërorit 2022. Në dyshim te Atalanta është edhe Toloi, që po punon veçmas grupit ku bën pjesë edhe Gjimshiti.
Poll