Fisnik Nuhiu do të luaj ndeshjen e tij të fundit ndaj Shkëndijës. Lajm ekskluziv i Newsport.al konfirmohet edhe nga klubi i Renovës. Kapiteni legjendar i skuadrës, Fiskin Nuhui do të ''var këpucët'' në ndeshjen e fundit ndaj Shkëndijës së Tetovës.
Klubi me një mesazh në faqen zyrtare konfirmon largimin e Nuhit si dhe e falenderon për kontributin e dhënë gjatë karrierës së tij për Renovën.
Postimi i Renovës:
Në derbin e së Dielës ndaj Shkëndijës, kapiteni legjendar i Renovës, Fisnik Nuhiu, do të luaje ndeshjen e fundit në karrierën e tij.
Më tepër se 300 ndeshje të luajtura me Renovën dhe dy trofe të fituar duke kontribuar me gola, asiste, lojë të bukur por akoma më tepër, duke lideruar dhe duke qenë një shembull i vërtetë si në fushë ashtu dhe jashtë saj.
Do të mbetet përgjithmonë një legjendë e klubit, një ikonë dhe një lojtar që me profesionalizmin dhe përkushtimin e tij pasqyroi vlerat e vërteta të KF Renovës.
Faleminderit për kontributin e palodhur dhe shumë suksese në rolet tjera në klub, kapiten!
