
Ndeshja mes Skënderbeut dhe Tiranës ka qenë vërtet deçizive për titullin kampion, me bardheblutë që kanë dalë me pikë të plota nga Korça, pas fitores 1-2. Në këtë duel, i pranishëm në tribunë ka qenë edhe Ledio Lako, që njihet për rolin e Ramadan Kafshës në një prej spektakleve të humorit në vend.
Me origjinë korçare, Lako ka dalë nga shtëpia e gjyshes së tij në Korçë, duke iu drejtuar stadiumit për të ndjekur ndeshjen e fundjavës që lamë pas. Si një tifoz i bardhebluve, edhe një nga rolet e tij në publik është me fanellën e Tiranës. Përpara duelit korçari i Tiranës është shprehur se edhe pse bën tifo për bardheblutë, ai asnjëherë s'është ftuar në stadium nga klubi. Në Korçë, Ledio Lako duket në tribunë shumë pranë me presidentin e bardhebluve, Refik Halili.