
Edinson Cavani është momentalisht pa skuadër. Sulmuesi uruguajian është larguar nga PSG-ja dhe nuk ka pranuar që të luajë ndeshjet e Champions League pasi kontrata e tij me klubin francez ka përfunduar.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Benfica "ëndërron" të firmosi me Cavanin dhe kjo "ëndërr" për merr formë dita ditës. Vëllai-agjenti i Cavanit ka mbërritur në Lisbonë për të nisur negociatat me Benfican, por marrëveshja është ende larg.
Sulmuesi kërkon një pagë të lartë e gjithashtu një kontratë për 3 sezone dhe për këtë arsye nuk ka ende një akord. Në ditët në vijim prite të zbulohet më shumë, ndërsa Atletiko Madrid dhe Interi vazhdojnë interesin për Cavanin.
Poll