
Tirana është duke zhvilluar përgatitjet në prag të takimit të javës së gjashtë të kampionatit, ku aktualisht ndodhet afër vendeve të kreut të tabelës pas fitores së arritur ndaj Flamurtarit. Ekipi i teknikut Ilir Daja ka ardhur në rritje nga java në javë, teksa premton edhe për të ardhmen.
Të mërkurën do të luajë ndeshjen e javës së gjashtë kundër Korabit, të cilën e vlerëson si transfertë, por që do të jetë në fushën e tij, pasi dibranët kanë marrë me qira "Selman Stërmasin" për këtë sezon.
Pak minuta më parë në faqen zyrtare në "facebook", klubi bardheblu ka njoftuar për orarin zyrtar të takimit. Ai do të zhvillohet në orën 17:00 ditën e mërkurë, ku pritet që të bëhet dhe njoftimi për çmimet e biletave.