
Ka shumë gjasa që Newcastle të humbasë një nga lojtarët më të mirë të ekipit. Allan Saint-Maximin me shumë gjasa do të largohet nga anglezët këtë merkato verore, me destinacion Arabinë Saudite.
Francezi iu bashkua Newcastle United në vitin 2019 si një transferim nga Nice në Ligue 1 franceze. Gjatë qëndrimit të tij 4-vjeçar me Newcastle ai ka bërë 111 paraqitje duke shënuar 12 gola.
Edhe pse në sezonin që sapo lamë pas francezin e lodhën jashtë mase dëmtimet, ai arriti të kontribuojë në ecurinë historike të Newcastle duke zëvë një vend në Champions League, i pari ne dy dekadat e fundit.
Bëhet me dije se klubi më i interesuar për shërbimet e Sain-Maximin është Al Ahli të cilët kanë ofruar tek Newcastle 25 milionë euro për shërbimet e lojtarit. Tashmë pritet përgjigja e klubit anglez dhe se çfarë do të vendosë vetë lojtari.