
Lajme pozitive për Werder Bremen dhe Milot Rashicës. Pas kryerjes së analizave të bëra ditën e sotme asnjë prej lojtarëve dhe stafit nuk ka rezultuar pozitivë me Covid-19.
Klubet gjermane janë rikthyer në fushë prej më shumë se dy javësh dhe janë duke kryer të gjithë analizat për të parë nëse ndonjë prej lojtarëve apo stafit janë të infektuar me covid-19. Për fat të mirë te skuadra e Rashicës asnjë nuk kanë rezultuar pozitiv dhe analizat e tjera do të bëhen sërish për të dielën. Ditën e djeshme dy pjesëtarë të klubit të Koln rezultuan pozitiv, por skuadra gjermane nuk I ndali stërvitjet.
Bundesliga gjermane pritet të jetë kampionati I parë që pritet të fillojë në Europë pasi klubet kanë nisur stërvitjet prej kohësh. Mbetet vetëm miratimi I qeverisë gjermane që kampionati të nis zyrtarisht.