Trajneri gjerman Jurgen Klop ka bërë një koment për mediat mbi merkaton qe po zhvillon deri tani te Liverpul. Ai shprehet se ka qënë i lirë të afrojë kë lojtar ka dashur dhe se të gjithë afrimet kanë qënë dëshirat e tij.
“Kemi afruar 7 lojtarë mjaft cilësorë tek të cilët kam shumë besim. Ndoshta nuk janë emra të mëdhenj por janë lloji i lojtarëve që unë dua. Maksimumi mund të bëjmë edhe një afrim tjetër pasi nuk kemi më nevojë. Aktualisht ka shumë futbollistë në skuadër dhe një pjesë prej tyre duhet të shiten”, tha Klop.
Liverpuli këtë sezon nuk do të marrë pjesë në kupat e Europës dhe trajneri Klop do të ketë mundësinë të përqëndrohet vetëm në kompeticionet vendase në të cilat pritet shumë prej tij dhe ekipit.