Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Paguhet 44 mijë euro për 44 minuta, habit reperi Kleviol Ahmeti: Kam luajtur futboll në Itali e Greqi, lojtari i preferuar…

Shkruar nga NEWSPORT
Paguhet 44 mijë euro për 44 minuta, habit reperi Kleviol Ahmeti: Kam
Kleviol Ahmeti

Reperi shqiptar Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht në muzikë si “Cllevio Serbiano”, në një intervistë për moderatoren Grida Duma, në podcastin e kësaj të fundit, ai ka treguar shumëçka nga jeta e tij, ndërsa ka rrëfyer edhe lidhjen me futbollin në moshë të vogël. Më tej, Kleviol nuk ngurroi të flas edhe për shifrën që fitoi në koncert:        

“Kam qenë futbollist. Ëndrra ime ishte Shevchenko  . Lozja futboll. Kisha disiplinë. Duhet të vija çdo ditë në stërvitje, të sillesha mirë me shokët.

Në 1997 shkova në Turqi. Një vit më pas në Greqi dhe në ’99 në Itali. Mos të harrojmë se sa e vështirë ishte për shqiptarët në ato vite. Isha një fëmijë i përkëdhelur, kjo edhe për shkak të mundësive që familja ime kishte”.

Poll

Lexo gjithashtu