
Goran Pandev do ta mbyll më Kombëtaren e Maqedonisë. Sulmuesi 37-vjeçar pasi suksesit historik në EURO 2020 ka vendosur që të largohet nga Kombëtarja dhe këtë gjë do ta bëjë pas ndeshjes së nesërme ndaj Hollandës në "Amsterdam Arena". Lajmin e bën me dije vetë lojtari në konferencën e sotme për shtyp teksa njofton se kjo do të sfida e tij e fundit me fanellën e Maqedonisë.
"Kjo do të jetë ndeshja e fundit me fanellën e Maqedonisë. Kjo gjeneratë arriti të bëjë suksesin historik në futbollin e Maqedonisë dhe vlerësoj së është moment i duhur për ti dhënë lamtumirën fanellës së përfaqësueses.
Këtyre djemve ju uroj shumë suksese në të ardhmen dhe jam i sigurt, duke njohur kualitetet e tyre, shumë herë në të ardhmen do të na bëjnë të lumtur. I lumtur jam që tërhiqem në këtë mënyrë. Nuk mund të ishte lamtumira më e mirë nga Maqedonia në një Kampionat Europian. Kam emocione, por e di se si do ti përballojë ato", tha Pandev i cili ka luajtur 120 ndeshje dhe ka shënuar 37 gola me Kombëtaren duke arritur edhe në Europian.